Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë e ftuar në eventin e njohur ‘amFAR Gala’. E veshur me një fustan tejet madhështor Dua ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Dua kishte zgjedhur një nga ‘Valentino Couture’ nga Pierpaolo Piccioli. Veç bukurisë duket se këngëtarja shqiptare ka shkaktuar dhe pak probleme në oborrin e hotelit me puplat e fustanit.
Vetë këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqen punonjësit e hotelit duke mbledhur puplat e fustanit:
“Duken shumë të lumtur me puplat e mia”, –ka shkruar Dua.
Punonjësit e kanë vënë re këngëtaren teksa ishte duke bërë video dhe ia kanë kthyer me të qeshur. Në këtë event Dua Lipa performoi këngën e saj të njohur “New Rules”./Opinion.al/