Këngëtarja kosovare Dua Lipa me këngën e saj të re “Blow Your Mind (Mwah)” ka mposhtur Snakehips & Zayn me këngën e tyre “Cruel “ duke e zhvendosur atë në vend të dytë në tabelën e Billboard + Twitter Emerging Artists Chart.
Billboard +Twitter Emerging Artists është një renditje javore e këngëve më të shpërndara ose të përfolura në Twitter në SHBA që radhiten në bazë të numrit të shpërndarjeve të këngëve, gjatë një periudhe shtatë-ditore (nga e hëna deri të dielën).
Lipa ka fituar për herë të dytë kryesimin e tabelës pasi edhe kënga paraprake “Be the One” kishte kaluar një javë në pozitën e parë në tabelën e datës 7 maj.