InstaBIZ

Dua Lipa fiton çmimin ”Grammy” për albumin më të mirë pop


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 16/03/21 |
Opi Nion

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka fituar çmimin “Grammy” për albumin më të mirë në zhanrin pop, me albumin“Future Nostalgia”.

Në këtë edicion, Dua Lipa kandidonte në gjashtë kategori.  Më 2018, Lipa fitoi dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.

“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, u shpreh Lipa pasi pranoi çmimin.

Taylor Swift me  albumin “Folklore” fitoi çmimin  albumi i vitit duke u bërë këngëtarja dhe tekstshkruesja e parë që fitoi këtë çmim tri herë, pas fitoreve të saj për “Fearless” në 2010 dhe “1989” në vitin 2016.

Beyoncé fitoi çmimin për performancën më të mirë R&B për “BLACK PARADE”. Ajo mori katër çmime “Grammy” në këtë edicion duke bërë kështu histori. “Quuen Bey” u bë artistja më me së shumti çmime “Grammy”, gjithsej 28.

Ceremonia e këtij viti është mbajtur duke respektuar distancën fizike, për shkak të pandemisë së koronavirusit, si dhe performancat e këngëtarëve kanë qenë të regjistruara paraprakisht./Opinion.al

Pas