-Kulturë

Dua Lipa dhe yje të muzikës botërore në Kosovë për festivalin ndërkombëtar


               Publikuar në : 17:40 - 02/08/19 |
Al Do

Në Kosovë do të nis sot festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill” ku do të performojnë disa nga këngëtarët më të njohur të skenës botërore. Mes emrave të famshëm spikasin këngëtarja shqiptare Dua Lipa, Miley Cyrus, Dj Calvin Harris.

Këngëtarja Dua Lipa në një konferencë për mediat pëpara nisjes së festivalit bëri me dije se fondacioni “Sunny Hill” ka ndarë 150 mijë euro për një akademi për të rinj e cila do të quhet “Sunny Hill Academy”.

“Kjo ishte një ëndërr e madhe për neve për të pasur një hapësire ku fëmijët dhe rinia munden me ardh se e dimë sa kemi kreativë dhe talent në Kosovë në përgjithësi”, tha Dua.

Komuna e Prishtinës nënshkroi edhe marrëveshjen me “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. Kjo qendër për art dhe muzikë do të shërbejë për artistët e rinj.

Dua u pyet nëse do të performojë me Calvin Harris këngën e tyre të përbashkët One Kiss.

“S’e di përgjigjen”, tha ajo.

Ndër të tjera këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të ketë një bashkëpunim të ri me këngëtaren Miley Cyrus.

I pranishëm në ambjentet e konferencës ishte edhe i dashuri i saj i ri Anwar Hadid.

“Sunny Hill” festival ndau shpërblime në shenjë mirënjohje për sponsorët e vitit të kaluar përfshirë edhe Klan HD. Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në datat 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. /Opinion.al

Pas