Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj dhe këngëtarja Dua Lipa kanë reaguar në rrjete sociale kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Fillimisht ka qenë Emina, e cila ka publikuar një video në Instagram ku ka treguar se ka mbetur në trafik. Krahas videos ajo ka shkruar:
“I dashur Trump… Më duhet të shkoj te fëmijët e mi. Dhe për fajin tënd më duhet të pres të paktën 2 orë. Dhe as nuk mund të parkoj dhe të shkoj në këmbë. Vërtetë?!”, -përfundon postimi i Cunmulaj.
Ndërkohë pak orë më vonë ka qenë Dua, e cila ka bërë një postim kundër Trump. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet fytyra e tij e stampuar në letrën e tualetit.
Krahas fotos këngëtarja ka shkruar: “Dump Trump” (Trump Budalla). Përmes këtyre postimeve Emina dhe Dua kanë treguar se nuk e simpatizojnë Presidentin Trump./Opinion.al/