Mesa duket këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka në plan të nisë një lidhje të re.
Të paktën kështu raporton prestigjiozia britanike The Sun.
Pas performancës në Brit Award, Dua Lipa dhe Dj i famshëm Calvin Harris janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shkëmbyer mesazhe dhe ky është fakti i cili ka shkaktuar aludime se ndoshta një lidhje e re po vjen në botën e showbizz-it.
“Kanë shkëmbyer mesazhe pas Brits. Calvini e ka ftuar atë në LA, ku ajo jeton, dhe ajo ka planifikuar që të udhëtojë shumë shpejt. Të gjithë mendojnë se mund të ketë diçka mes tij dhe Duas”, ka thënë një mik i afërt i Cavlin Harris