InstaBIZ

Dua Lipa dhe Bebe Rexha pjesë e “The Voice”, ja roli që do të kenë


               Publikuar në : 11:31 - 23/01/20 |
xhu lia

Dy artistet me origjinë shqiptare të cilat janë me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha do të jetë pjesë në talent showt të njohur “The Voice” .

Lajmin e kanë bërë të ditur të dyja në profilet përkatëse në Instagram ku janë shprehur se organizatorët e këtij talent show ku zbulohen talente të reja në muzikë i kanë besuar rolin e këshilltareve të jurisë për të vlerësuar konkurrentët.

Transmetimi i “The Voice” do të nisë më 15 Shkurt dhe pjesë e jurisë do të jenë Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend. Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton./Opinion.al/

Pas