Një sallon bukurie ka marrë një padi prej 50,000 dollarësh pasi një nga punonjësit e saj refuzoi të kryejë trajtimin e depilimit të një gruaje transgjinore për shkak të bazave fetare.
Salloni i bukurisë Mad Wax në Windsor, Ontario ka marrë një ankesë ligjore mbi incidentin, i cili ndodhi në mars.
Gjykata provinciale e Kanadasë hedh mundësitë se është një rast diskriminimi. Sipas njoftimit nga një kanal lajmesh lokale, një punonjëse femërore nuk pranoi që gruaja transgjinore të merrte një trajtim depilimi në këmbë.
Ajo pretendon se depilimi i është mohuar sepse është një grua transgjinore dhe zbulimi i identitetit gjinor dhe informacionit personal në media të ndryshme e ka bërë të ndihet e kërcënuar. Ajo thuhet se kërkon deri në 50.000 dollarë dëmshpërblim për dëmet .
Menaxheri i sallonit ‘Mad Wax’ Jason Carruthers ka mohuar që të jetë rast diskriminimi, duke shtuar se gruaja që refuzoi depilimin e bëri këtë për shkak të bindjeve të saj muslimane./OraNews/