Kronikë

“Dua 4 mijë euro për pengun”! Ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 19/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për  rrëmbim personi është arrestuar në Athinë, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga Interpol.

Besmir Xhokrosa 29 vjeç, pas arrestimit, po ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë.

“Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”, njofton policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur kundër tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Ngjarja për të cilën akuzohet

 Besmir Xhokrosa në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, në vitin 2019, B. Z. dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut./ Opinion.al

Pas