Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DSIK, si shërbim sekret i Qeverisë në Veting

2018/07/11 at 1:55 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri, vetingu dhe plani i autoriteteve evropiane për Shqipërinë

Nga Kastriot Dervishi


Reforma në drejtësi ka përfshirë brenda saj disa institucione verifikuese, të cilat sjellin të dhëna për gjyqtarët dhe prokurorët. Aktet administrative po dalin si akte kushtetuese, ndërsa institucionet po ngatërrojnë detyrat e ngarkuara nga ligji. Një ndër këta institucione të përfshira në reformën në drejtësi është edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në varësi të kryeministrit.

Ndonëse nuk është agjenci e shërbimeve sekrete, po vërejmë se DSIK raporton para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) se filan gjyqtar është takuar me këtë apo atë person të inkriminuar, etj, duke na u vetëprezantuar si një shërbim i ri sekret. Të vetmet institucioneve që kushtetuta e ligji i ngarkon me kryerjen e detyrave të fshehta (ndjekje operative, përgjim telefonash, etj) janë SHISH-i, Ministria e Brendshme (Policia dhe kontrolli i brendshëm), Ministria e Mbrojtjes (SHIU) dhe Prokuroria.

Asnjë organ tjetër shtetëror nuk mund të kryejë detyra të fshehta. Lesheliaja legjislative e Shqipërisë, ku ligjet përplasen me njëri-tjetrin, na ka kthyer në një prej shteteve më qesharakë të rajonit, ku ligjet shihen sipas planit, por kurrë sipas përmbajtjes.

Ligji nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ka dhënë të drejta verifikuese DSIK-së, në kundërshtim me ligjin organik kësaj të fundit. Veprimtaria e DSIK-së mbështetet në ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, ndryshuar me ligjin nr.9541, datë 22.5.2006″. Detyra kryesore e DSIK-së është të kontrollojë përdorimin, ruajtjen dhe deklasifikimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror dhe aspak të kryejë detyra operative.

DSIK-ja nuk mund të ushtrojë detyra të tjera. Nuk mund të bëhet as agjenci sekrete, as nuk mund të bëjë ekspertizë dokumentesh (sikurse po e bën në shkelje të ligjit të arkivave për rastet e asgjësimit të dokumenteve të klasifikuara). Në këtë kuptim, DSIK-ja duhet të sjellë para KPK-së informacione të llojit në kanë pasur apo jo gjyqtarët e prokurorët certifikatë sigurie, kanë pasur probleme me të, kanë ekspozuar sekretin shtetëror, etj, por kurrsesi nuk janë normale informacione me karakter operativ, sepse ato janë në kompetencën e agjencive përkatëse.

Teksa media është mbushur me informacione të ardhura si rrjedhje e sekretit hetimor, nuk asnjë rast që DSIK të ketë raportuar ndonjë prokuror për këto shkelje. Pra DSIK ka dështuar në detyrën nr.1 të saj, e tanimë po hallakatet kot më kot në drejtime të tjera. Neni 25 i ligjit nr.8457, i ka vendosur shumë të qarta detyrat që ka DSIK (ekstrakt):

1-Harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve.

2-Mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre.

3-Harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin.

4-Bën certifikimin e personelit, i cili do të administrojë informacionin e klasifikuar.

5-Informon të paktën një herë në gjashtë muaj kryeministrin për çështjet e mësipërme.

6-I propozon Këshillit të Ministrave akte nënligjore për çështjet që lidhen me ruajtjen e informacionit të klasifikuar.

7-Shqyrton kërkesa për autoritet klasifikues nga institucione që nuk e kanë atë, dhe, nëse është e përshtatshme, ia propozon për miratim kryeministrit.

DSIK-ja duhet t’i përmbahet parimeve të nenit 25 pavarësisht tekave administrative që mund t’i vijë vërdallë.

Që DSIK-ja të kryejë ato detyra që po bën tani me reformën në drejtësi, duhet të ndryshojë tërësisht nenin 25 të saj. Përndryshe me veprime të paligjshme jashtë natyrës së ligjit vetëm sa dobëson besimin se jemi përpara një reforme për drejtësi, që me sa shihet as bëhet fjalë.

 
Titulli në origjinal: DSIK-ja nuk është shërbim sekret, por po sillet si e tillë
Botuar fillimisht në “55news.al”

Etiketa: DSIKvetingu


Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…
Aktualitet

Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës tregon ngjarjen: Vajza preku kalin, por…

4 Nëntor, 2025 11:57 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Para
Këto janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën

Çfarë lloj çifti jeni ju dhe partneri? Zbulojeni këtu

Gazetari: Kush janë gratë që Arta Marku u besoi drejtimin e prokurorive kryesore, histori marrëdhëniesh të ngushta shoqërore

"Ajo nuk na përfaqëson!" Fillon me debate mbledhja ku raporton Arta Marku

Çështja “Xhafaj”/ Opozita padit Edi Ramën në Prokurori

Çështja "Xhafaj"/ Opozita padit Edi Ramën në Prokurori
















TE FUNDIT

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza
4 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë për të krijuar një...

Lexo më shumë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
4 Nëntor, 2025

Australia do të ofrojë të paktën tre orë energji diellore falas çdo ditë për familjet, madje edhe ato pa panele...

Lexo më shumë

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
4 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com