Kontrollet me dron kanë zbuluar një ambient të hapur ku ishin mbjellë në kubikë 500 fidanë kanabis.
Gjatë kontrolleve, oficerët e policisë kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur në pronë publike, ku ishin mbjellë në kubikë fidanët e dyshuar kanabis sativa. Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Ndërkaq, vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.