Kronikë

Drogë të fshehur në kamion, arrestohet 63-vjeçari në Kakavijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:03 - 02/06/21 |
Opi Nion

Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kakavijë, pasi në kamionin që drejtonte iu sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me inicialet Sh. P., banues në Elbasan. Pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë nga ana e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe me shërbimet e FRONTEX-it, u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike që ishte fshehur në një vend të përshtatur në kroskotin e kamionit.

Mbi të arrestuarin rendon akuza “Trafikimi i narkotikëve”.  Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ Opinion.al

Pas