Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kakavijë, pasi në kamionin që drejtonte iu sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Policia sqaron se i arrestuari është identifikuar me inicialet Sh. P., banues në Elbasan. Pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë nga ana e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe me shërbimet e FRONTEX-it, u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike që ishte fshehur në një vend të përshtatur në kroskotin e kamionit.
Mbi të arrestuarin rendon akuza “Trafikimi i narkotikëve”. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ Opinion.al