Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar

2025/08/12 at 10:08 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar

Një operacion i policisë shqiptare së bashku me disa europiane kanë arrestuar 10 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal të organizuar që merrej me trafik të kokainës dhe pastrim parash.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Europol thekson se operacioni u zhvillua më 7 dhe 8 gusht në Shqipëri, me mbështetjen e Europol-it dhe bashkëpunimin e autoriteteve nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda.

Njoftimi:

Në datat 7 dhe 8 gusht 2025, në Shqipëri u kryen një sërë bastisjesh që rezultuan me arrestimin e 10 të dyshuarve, pjesëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar që merrej me trafik të shumë tonelatave kokainë dhe larje parash.

Drejtësia shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, me mbështetjen e Europol-it, zhvilloi këtë operacion kundër një klani kriminal. Hetimet zbuluan lidhje të këtij rrjeti me organizata kriminale ndërkombëtare shumë-rrezikshme që veprojnë në BE e më gjerë.

Pas arrestimit nga SPAK i një anëtari kyç të këtij rrjeti në fund të qershorit 2025, bastisjet çuan në sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona, biznese, si dhe një sasi të madhe të provave fizike dhe digjitale.

Nga 15 urdhër-arreste u arritën:

-10 arrestime

-Sekuestrim i pasurive reale si resorte turistike, vila, apartamente, tokë, automjete dhe aksione kompanish me vlerë prej disa milionë euro

-Paratë e sekuestruara: 111 mijë e 800 EUR, mijë USD (rreth 3 mijë e 434 EUR), 880 mijë lekë (rreth 9 mijë e 048 EUR)

-Përmbajtje nga platforma e komunikimit e enkriptuar Sky ECC nga viti 2021

Edhe pse platforma Sky ECC është çaktivizuar mbi katër vjet më parë, përmbajtja e saj mbetet e vlefshme për hetime. Analiza e thelluar e të dhënave nga Europol u mundëson autoriteteve të mbledhin informacion të vlefshëm operativ mbi grupet kriminale dhe të hartojnë strukturën e rrjeteve shumë-rrezikshme kriminale dhe rolin e objektivave me vlerë të lartë.

Ky operacion, i udhëhequr nga SPAK, u fokusua tek një objektiv shqiptar i nivelit të lartë të angazhuar në trafik kokaine dhe pastrim parash. Hetues nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Holanda, në bashkëpunim me ekspertë të Europol-it, analizuan komunikimet e enkriptuara nga Sky ECC.

U dokumentuan dërgesa të mëdha tonazhi kokainë nga Amerika Latine në porte kryesore të BE-së, si Hamburgu dhe Roterdami, ku vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor fitoi më shumë se 40 milionë dollarë.

Drejtuesi i organizatës kriminale ishte përgjegjës për organizimin dhe investimin në sasitë masive të kokainës, duke koordinuar veprimet edhe nga distanca me anë të komunikimeve të enkriptuara.

Para arrestimit, ai ishte shpallur në kërkim nga një gjykatë shqiptare për një dënim prej 21 vjetësh nga një gjykatë italiane për vrasje, privim të lirisë, fshehje trupi të pajetë, kërcënime, mbajtje të paligjshme armësh dhe pengim të drejtësisë.

Rrjeti kriminal shqiptar i hetuar operonte ndërkombëtarisht, duke bashkëpunuar me grupe që lehtësuan transportin drejt portove të BE-së. Fitimet e tij prej dhjetëra milionë eurosh u investuan në prona dhe biznese në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Rol kyç i Europol-it

Europol ofroi ekspertizë të gjerë për fushat e krimit të organizuar, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Me bazë në analizat voluminoze të të dhënave, Europol shpërndau raporte inteligjence dhe analitike për partnerët, të cilët zhvilluan mbledhje operative dhe bisedime. Gjatë ditës së veprimit, Europol dërgoi një ekspert në Tiranë, për të ndihmuar koordinimin ndërkombëtar.

Shtetet pjesëmarrëse:

Shqipëri: SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit

Belgjikë: Policia Federale Gjyqësore

Francë: Policia Kombëtare

Gjermani: BKA, LKA Baden-Württemberg/Karlsruhe

Holandë: Policia

Itali: Policia e Shtetit, SCIP

EMPACT (Platforma Evropiane Mbarëdisciplanore Kundër Rreziqeve Kriminale) lufton krimin e organizuar dhe ndërkombëtar që kërcënon BE-në, duke përforcuar bashkëpunimin inteligjent, strategjik dhe operativ midis autoriteteve kombëtare, institucioneve BE dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ju sugjerojmë

Sulm në SHBA/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
Bota

Sulm në SHBA/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

28 Shtator, 2025 9:33 pm
Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Para
Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes: 50 vatra zjarri në gjithë vendin, jugu zona më problematike

TE FUNDIT

Sulm në SHBA/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën

Sulm në SHBA/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, personi i armatosur djeg dhe kishën
28 Shtator, 2025

Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur kreu një...

Lexo më shumë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
28 Shtator, 2025

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com