Një 24-vjeçar është ndaluar në fshatin Llakatund të Vlorës për shkak të gjetjes së 12.4 kg drogë në shtëpinë e tij.
Sipas njoftimit të policisë 24-vjeçari me iniciale R.R është ndaluar nga blutë pasi pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës 12.4 kg drogë e e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu blutë e Vlorës kanë mundur të ndalojnë edhe një 45-vjeçar të shpallur në kërkim. 45-vjeçari me iniciale E.I, banues në Vlorë është dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit e 1 muaj heqje lirie për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim./Opinion.al/