Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i janë sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës”, pasi policia kishte informacione se një 32-vjeçar me iniciale A.S. kishte në mjet një sasi kanabisi.
Përveç lëndës narkotike që ishte fshehur në automjet, policia sekuestroi dhe dy aparat celular./Opinion.al