Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi iu janë sekuestruar nga policia 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, u gjetën 28.5 kg lëndë narkotike kanabis në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”.
Në pranga kanë rënë T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç.
Aktualisht, Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ Opinion.al