Opracioni i koduar si “Chaos Party ” ka arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme 11 persona për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike në lokalet e natës, ndërkohë që 29 të tjerë janë shoqëruar për verifikim.
Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit, konkretisht tek “Lollipop”, “Folie” dhe “Pepper Lounge”.
Në një njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se ne këto lokale dyshohej që menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient tek Folie”
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Klient tek Folie” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Pepper Lounge”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient tek Pepper Lounge” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit “Pepper Lounge”, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit “Folie”, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.