Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona të përfshirë në trafikun e drogës.
Mësohet se në pranga kanë rënë L.Gj., 23 vjeç, banues në Pogradec, B. F., 28 vjeçe, banuese në Tiranë dhe G. P., 33 vjeç, banues në Korçë.
Policia gjeti iu gjeti në makinë 10 kg kanabis në formë çokollate. Gjatë kontrollit në banesën e G.P. u gjet edhe një armë zjarri që u sekuestrua.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale dyshohet se janë të përfshirë edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët u shpallën në kërkim.