Policia e Lezhës ka gjetur 6 kilogram drogë në shtëpinë e një personi në fshatin Barbullojë.
Sipas njoftimit të policisë, një informacion i marrë nga persona të komunitetit ka sugjeruar se 49-vjeçari me iniciale B.P fshihte lëndë kanabis sativa në shtëpinë e tij.
“Pas një kontrolli të befasishëm, në çatinë e shtëpisë në fshatin Barbullojë në Lezhë u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa” thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë aksionit u arrestuar edhe pronari i lëndës narkotike B.P. vjeç 49, banues në Lezhë. /Opinion.al