Një çift shqiptarësh është ndaluar nga policia në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në automjetin me të cilin ata udhëtonin u gjetën 35 pako marijuanë, me peshë 31 kg 944 gram. Droga ishte fshehur brenda bomulës në impiantin e gazit të automjetit.
Operacioni i policisë u zhvillua në Kostur ndhe në mjetin luksoz tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyre bardhe.
Ne mjet gjithashtu u gjeten dhe sekuestruan edhe 2900 euro dhe 20 mije lek te reja shqiptare, 3 celulare dhe 2 karta SIM.
Mjeti eshte me targa shqiptare dhe policia greke ben me dije se ne pranga ra drejtuesi i mjetit, nje shtetas shqiptar 43-vjecar dhe bashkeshortja e tij shqiptare 37-vjecare. Emrat e tyre nuk behen me dije.