Katër shqiptarë u arrestuan nga policia greke pasi dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal që kryen transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Turqi.
Konkretisht të arrestuarit janë Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.
Nga aksioni anti-drogë i Rojes Bregdetare greke u zbuluan mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas tyre, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit. /Opinion.al