Rreth 8000 bimë narkotike, e llojit kanabis sativa janë asgjësuar me djegie në Fushë Arrëz.
Policia nuk jep detaje shtesë në lidhje me aksionin. Mësohet se pranë bimëve është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit automatik.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të lëndës narkotike.