Policia e Elbasanit ka arrestuar dy vëllezër të cilëve iu janë sekuestruar drogë dhe municione luftarake.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç, banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në banesën e dy vëllezërve, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.