Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë dhe municion luftarak, 3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë

2021/07/17 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drogë dhe municion luftarak, 3 në pranga dhe 2 në kërkim në Vlorë

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Dukati’, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.


Sipas informacioneve nga kontrollet në zonat e Selenicës dhe Dukatit, janë vënë në pranga Tonin  Azizaj, Simon Imamaj, Jurgen Kapa.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim shtetasit Shkëlqim Zykaj dhe Shkëlzen Zykaj, babë e bir pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi municioni luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), si dhe në oborrin e banesës, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste në fushën e narkotikëve, në Selenicë dhe Dukat, Vlorë.

Si rezultat i operacionit, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit, T. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi dhe S. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Llovisë”, në fshatin Dukat, në një sipërfaqe të pyllëzuar, kanë kultivuar në kubikë fidanë cannabis sattiva si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kasollet ku këta shtetas qëndronin u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva në formë boçeje.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DPV Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve, Sh. Z., 58 vjeç dhe Sh. Z.,18 vjeç ( babë e bir) banues në  Selenicë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 1.74 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë), si dhe në oborrin e banesës, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 23 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

 

Etiketa: 3 të arrestuardrogevlore


Ju sugjerojmë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Para
Ekstradohet Luan Bundo, i mori 13 mijë € qytetarit dhe e la në Indonezi

Ekstradohet Luan Bundo, i mori 13 mijë € qytetarit dhe e la në Indonezi

Po transportonte me ‘Porche’ emigrantë të paligjshëm,arrestohet 36-vjeçari

Po transportonte me 'Porche' emigrantë të paligjshëm,arrestohet 36-vjeçari

LIVE/Nis Kuvendi i PD, demokratët një minutë heshtje për viktimat e Covid

LIVE/Nis Kuvendi i PD, demokratët një minutë heshtje për viktimat e Covid
















TE FUNDIT

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
12 Korrik, 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com