Kronikë

Drogë dhe lojëra fati në lokal, në pranga dy vëllezërit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:28 - 04/12/22 |
Opi Nion

Dy të rinj nga Malësinë e Madhe kanë rënë në parangat e policisë pasi në lokalin e tyre përdorej drogë dhe organizohesin lojëra fati. Të arrestuarit janë dy vëllezër   E. P., 27 vjeç dhe G. P., 22 vjeç banues në fshatin Vukpalaj. POlicia sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë, 5 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë në fshatin Bajzë, L. H., 51 vjeç është shpallur në kërkim pasi në lokalin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 3 makineta për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri.

 Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe/Goditen 2 raste të vënies në dispozicion të lokaleve, për përdorimin e drogave dhe për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 6”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur lokalin, për përdorim droge dhe ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe.

Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojës poker dhe lojës me makineta.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, 5 makineri elektronike, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në lokale, në zonën e Malësisë së Madhe, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 6”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 27 vjeç dhe G. P., 22 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e tyre, në fshatin Vukpalaj, për përdorim droge dhe organizim të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 makineta që shërbenin për lojërat e fatit.

Në vijim të operacionit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit L. H., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij lokali, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 makineta për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri.

Në momentin e kontrollit, pronari i lokalit, shtetasi L. H. nuk është gjetur në subjektin e tij.

Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim e tij, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

 

Pas