Armë, kanabis dhe municion luftarak janë gjetur në një banesë në Cakran të Fierit nga Policia. Kontrolli u krye në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Cakrani”.
Ky operacion kishte si qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Fieri arriti të arrestonte dy persona dhe shpallën në kërkim dy të tjerë.
Konkretisht u ndalua një 61-vjeçar (N. D) dhe një 47-vjeçar (J. D) të dy banues në Cakran dhe u shpallën në kërkim një 38-vjeçar (M. D)dhe një 24-vjeçar (D.D).
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 57 kg kanabis, kallashnikov dhe municion luftarak. /Opinion.al