Aktualitet

Drogë/ Arrestohet bashkëpunëtori i shqiptarit në Britani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 04/05/16 |
b.f

Një bashkëpunëtorë i Altin Laskës është arrestuar sot nga policia e Britanisë së Madhe.

Boksierit amator i është gjetur në një çantë sportive kanabissë me vlerë 18 mijë euro, drogë të cilën po ia çonte një mikut të tij.

Lewis Stevenson u arrestua në Exeter, pasi ju zbuluan rreth 3.7 kg kanabis, që ju gjetën në një çantë sportive, transmeton express.

Britaniku paguhej për t’u kujdesur për të parë drogën e shokut të tij shqiptar, Altin Laska, i cili ka qenë objektivi kryesor i operacionit policor. Laska është dënuar me 5 vite burg në janar të këtij viti për shitje të mëdha kanabisi, e cila rritej në perëndim të vendit.

Mediat britanike informojnë se Laska ka përdorur bizneset për të pastruar paratë e fituara nga tregtia e drogës në të gjithë Britaninë.

27 vjeçari shqiptar u arrestua në korrik të vitit të shkuar pasi ju gjetën 4 laboratorë të kultivimit të kanabisit me vlerën e 400 mijë paundve.

Shqiptari u arrestua edhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë, emigrantë të jashtëligjshëm në Britani.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas