Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga, PD: 7 të vrarë për drogën, krimi ka kapur shtetin

2016/10/08 at 2:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Droga, PD: 7 të vrarë për drogën, krimi ka kapur shtetin

Partia Demokratike i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Ky i fundit në një konferencë të pak minutave më parë akuzoi PD-në për shpifje.


Por sapo ka mbaruar konferenca e Tahirit, nga selia blu ka dalë në konferencë për median, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Ky i fundit u shpreh se krimi dhe droga ka kapur shtetin dhe është vetë shteti. Gjithashtu Ristani u shpreh se të paktën 7 persona janë vrarë për shkak të konflikteve për parcelat e drogës, duke thënë se rritja e vrasjeve ka ardhur pikërisht nga mbjellja e drogës.

Deklarata e plotë e Arben Ristanit:

Monitorimi nga ajri tregon se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vetëm 17% të territorit që u vrojtua, është 5 herë më e madhe se një vit më parë.

Vetëm për 17 përqind të territorit 5 herë më shumë drogë se vjet. Po në 83 përqind të territorit që nuk u vrojtua dot? Nuk u vrojtuan dot as brigjet e lumenjve dhe zona të tjera përgjatë akseve kombëtare dhe qendrave urbane, ndonëse janë mbushur me drogë si kurrë më parë.

Droga është shtrirë në gjithë vendin dhe ka pushtuar toka edhe pranë akseve kombëtare si në Rinas, apo në zona urbane.Gënjeshtrat dhe mashtrimet e Ramës dhe Tahirit kanë plasur si tullumbace.

Çdo shqiptar e di se droga ka mbuluar vendin. Por Rama dhe Tahiri, pasi u fshehën dje pas raportit tronditës, dolën dhe rrahën shpatullat e njëri-tjetrit.

Edhe sot, Tahiri tha se:

Janë kultivuar 30 përqind më pak drogë dhe policia ka asgjësuar 98 përqind të sipërfaqes së mbjelle me drogë.

Tahiri tha sot se beteja është e pabarabartë dhe kjo e bëka hero Tahirin që po lufton këtë betejë të pabarabartë.

Betejë e pabarabartë, e pabarabartë me kë? Krimi qenka mbi policinë, krimi qenka superior me shtetin? Si pohon vetë Tahiri, duke pranuar pabarazinë me krimin.

Pikërisht këtë po themi, me forcë çdo ditë që krimi është mbi shtetin, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse krimi është vetë shteti, dhe lufta me shtetin e kriminuar është sigurisht e pabarabartë.

Gjoja Tahiri po punon shumë, por nuk ka arritur së pari të parandalojë mbjelljen e qindra hektarëve drogë, nuk ka arritur të kapë askënd nga bosët e drogës, me përjashtim të të pamundurve.

Karteli e ka gjetur zgjidhjen, fajin e ka opozita.

Ndërkohë, çdo ditë, nga Ura e Tapizës e deri në Fushëkrujë, në orët e para të mëngjesit, dhjetëra gra e fëmijë transportohen me furgonë në malet e Krujës për të përpunuar hashashin.Nxënësit e shkollave helmohen me drogën që është bërë e pranishme kudo.Banditët ju presin rrugën prokurorëve dhe policia hesht.

Asnjë trafikant nuk është në pranga. Mbrëmë policia me urdhër të Tahirit fshehu ndalimin e Qefalive me 50 kilogramë kanabis të tharë, dhe vetëm pas denoncimit të PD, u detyrua të japin informacion.

Viktima në Shëngjergj, i vrarë me armë zjarri, është për parcelat e drogës, dhe me më këtë rast bëhen 7 jetët e humbura nga konliktet për kanabisin vetëm në pak javë.

Pse e mohon deri në fund, dhe pse e mbron deri në fund, Edi Rama, drogën dhe Tahirin? Sepse është vetë i përfshirë. Ky është biznesi kriminal që është ndërtuar me lejen dhe bekimin e Edi Ramës.

Karteli i drogës që ka krijuar në vend, është arma e tij që të mbajë me cdo kusht pushtetin, të ruajë miliardat e krimit dhe korrupsionit.Shqiptarët gjenden përballë një pushteti narkotrafikant. Një pushteti që synon të drogojë mbarë vendin. Por shoqëria jonë i ka mekanizmat për ta mbrojtur veten, për ta mbrojtur familjen, fëmijët dhe të ardhmen.

Shqiptarët do të dijnë të reagojnë.

Shqipëria më mirë pa drogë.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

 



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Video/ 21 përpjekje të dështuara për të parkuar makinën. Shikoni çfarë bën në fund

Video/ 21 përpjekje të dështuara për të parkuar makinën. Shikoni çfarë bën në fund

Meta: S’kemi luksin që konflikti politik t’u provokojë të rinjve ëndrrën

Meta: S’kemi luksin që konflikti politik t’u provokojë të rinjve ëndrrën

Bastet nënvlerësojnë Kosovën, por Shevçenko e respekton

Bastet nënvlerësojnë Kosovën, por Shevçenko e respekton
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}