Panik në Itali mes politikanëve dhe sipërmarrësve pas zhvillimeve të reja që vijë nga hetimet mbi trafikun e madh të drogës, mes të cilës edhe nga Shqipëria në Kalabri.
Mediat italiane raportojnë sot se i njohuri si bosi i Ndraghetas, Nicola Femia është penduar dhe ka vendosur të flasë e tregojë gjithçka.
Ai quhet nga hetuesit si nje nga me te njohurit e bizneseve të ‘Ndranghetas”, i njohur edhe per faktin se vite me pare dha urdhër të vritej me plumb në gojë një gazetar, autor i disa kronikave për kriminalitetin në Emilia Romagna.
Lajmi, qe deri tani ishte mbajtur sekret, ishte marre vesh dje, gjate nje seance gjyqesore te procesit ne fjale, nje dosje shume voluminoze qe pritet te zbuloje te verteta te forta lidhur me trafikun, per te cilat hetuesit italiane dyshojne se perfshijne emra te njohur ne vend.
Se fundi thuhet se jane deklasifikuar vetëm pjesa në lidhje me hetimin e tregtisë së drogës mes Kalabrisë dhe Shqipërisë, pjese procesit hetimor “Anje”.
Burimi: Panorama