Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga në portin e Durrësit, prokuroria arreston 18 doganierë e policë

2017/04/17 at 9:19 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga në portin e Durrësit, prokuroria arreston 18 doganierë e policë

Pasi kaluan tonelata me drogë drejt Italisë, prokuroria urdhëron arrestimin e një sërë doganierësh e policësh në Portin e Durrësit dhe në doganën e Qafë Thanës.

Prokuroria e Krime të Rënda ka urdhëruar arrestimin 10 punonjësve të policisë në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës. Ata, dyshohet se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon policët dhe doagnierët për veprën penale të ”Trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”. Mësohet se policia i ka ekzekutuar këto urdhër arreste. Pra të 18 personat janë arrestuar.

Dy rastet e trafikut:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Personat e arrestuar janë

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Si u festua në Turqi pas fitores së Erdogan

Si u festua në Turqi pas fitores së Erdogan

Dy aktorët e mëdhenj sherr në jetën reale!

Dy aktorët e mëdhenj sherr në jetën reale!

Pa humbur kohë Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

Pa humbur kohë Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com