Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga në Durrës, sekuestrohen dokumentat e “Arbri Garden”

2018/03/04 at 2:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga në Durrës, sekuestrohen dokumentat e “Arbri Garden”

Arbri Garden kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në Portin e Durrësit, në muajin shkurt dhe ishin të pritje të zhdoganimit.
Pas zbulimit të sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë, në njërin prej kontejnerëve, autoritetet urdhëruan që kontrollit t’i nënshtroheshin edhe dy të tjerët. Burimet thanë se të dyja ngarkesat rezultuan të  “pastra”, por autoritetet janë tërezervuara për të konfirmuar faktin nëse malli është tërhequr nga kompania apo ndodhet në Portin e Durrësit.


I paqartë mbetet fakti sesi u përzgjodh kontejneri që iu nënshtrua i pari kontrollit dhe pikërisht në trupin e tij u zbulua sasia rekord e kokainës.

Kjo ngre dyshime se shërbimet partnere kishin sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, fakt që hidhet poshtë nga autoritetet shqiptare, të cilat janë shumë kontradiktore, lidhur me mënyrën sesi u zbulua kokaina me vlerë 180 milionë euro.

Për momentin policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas ngarkesës së madhe të drogës.

Në këtë kuadër, prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e kompanisë nga ku rezulton se që prej themelimit në vitin 2012, për llogari të Arbri Garden në portin e Durrësit kanë mbërritur 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori.

Krimet e Rënda kanë vendosur ndërkohë të nxjerrin nga arkivi një tjetër çështje ku përfshihet kompania në fjalë, e që duket se e rëndon jo pak pozitën e administratorit Arbër Çekaj i shpallur në kërkim prej 27 shkurtit.

Bëhet fjalë për një dosje të 2015, ku kompania e tij u dyshua për përfshirje në trafik kokaine, porse fajësia e Çekajt, nuk u arrit të provohej.

Një burim i tha News24 se hetimet për këtë çështje ngecën në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë nga Ekuadori, ku dhe u kap kokainë e fshehur në kontejnerët e porositur nga Arbri Garden.

Dosja në fjalë do të rihapet për t’u bashkuar me hetimin e çelur rishtas pas sekuestrimit pak ditë më parë të kokainës në magazinat e kompanisë.

Për trafikimin e sasisë rekord të drogës deri më tani nën arrest janë vetëm dy 25-vjeçarë, njëri menaxher dhe tjetri shofer.

Por a munden ata të realizojnë trafikimin e një sasie kaq të madhe droge apo pas tyre fshihen njerëz të pushtetshëm? Pikëpyeytjet që ngrihen janë të shumta. Autoritetet heshtin duke mos dhënë detaje për gjithçka po ndodh dhe vijojnë të  këmbëngulin se operacioni u krye pa ndihmën e shërbimeve partnere. Ajo që mund të thuhet në këto momente, është se me gjasë operacioni është në vijim./Balkan Web/ Klodiana Lala

Etiketa: dokumentasekuestrim


Ju sugjerojmë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
Para
Mashtroi klientët, dentistja merr kërcënime: “O plehrë do mi paguash paratë një më një”

Avokati i dentistes: Ja kush janë peshqit e mëdhenj që mbron Prokuroria

Pas Borës edhe Vin Veli flet publikisht për ndarjen: Borën nuk e tradhtova, ja sikleti më i madh

Pas Borës edhe Vin Veli flet publikisht për ndarjen: Borën nuk e tradhtova, ja sikleti më i madh

“Nuk kemi ç’i presim më Lulzim Bashës”, Patozi dhe Bode nisin takimet për ringritjen e PD-së

“Nuk kemi ç'i presim më Lulzim Bashës”, Patozi dhe Bode nisin takimet për ringritjen e PD-së

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}