-U tha në Opinion

Droga në banane/Pronari jashtë, avokati:Kemi kërkuar vetë të kontrollohet ngarkesa me qen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 07/11/22 |
el ida

Ilir Qafa, avokati i kompanisë “Bana King” dhe Trifon Muarataj tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se klienti i tij nuk ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ai pohoi se gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, Murataj nuk është kërkuar asnjëherë nga autoritetet dhe pohoi se prej më shumë se 1 viti, vetë kompania ka kërkuar nga autoritetet të kontrollohet çdo ngarkesë e kompanisë përpara se të çohet në magazinë.

Qafa tha, se vetë kompania ka ngritur shqetësim dhe ka kërkuar kontroll fizik me qen të arkave të bananeve.

“Kompania Zico Sh.a, ka 20 vjet që është në tregun e frutave ekzotike.

Para 1 viti ka ndodhur që ngarkesa ka dalë nga porti dhe është bastisur. Që nga nga ajo datë të gjithë kontejnerët janë skanuar dhe janë kontrolluar fizikisht përmes punonëjsve dhe asnjë kontejner nuk është depozituar pa ju nënshtruar kontrollit.  Kërkesa e fundit ka qenë e datës 25.10, që pavarësisht ngarkesës, kemi thënë që nuk tërheqim asnjë ngarkesë pa kontroll fizik dhe pa kontroll me qentë.  Pronari i kompanisë ka qenë në kontakte me prokurorë, ka shfaqur në mënyrë të pakundërshtueshme kontrollin e të gjithë kontejnerëve”, tha Qafa./Opinion.al

Pas