Një sasi prej 152 kg drogë e llojit kanabis sativa u gjet në det të hapur pranë Kepit të Selitës në Kavajë. Policia tha se droga u gjet rastësisht gjatë patrullimit të rojes bregdetare rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës.
“ Droga ishte në 5 pako dhe gjate peshimit rezultoi 152.7 kg, e cila u sekuestrua tha policia, duke shtuar se po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar e hedhur në det kjo sasi e madhe droge.