Te Fundit

Dritan Zagani: Trafikantët, kushërinj të Tahirit emërojnë shefat e policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 06/11/15 |
b.f

Ish-komisari i antidrogës Dritan Zagani, në videon e publikuar sonte në “Opinion”, lëshoi bombën e radhës duke dëshmuar se kushërinjtë e ministrit të Brendshëm përpos trafikut të drogës, kryejnë edhe emërimet e shefave të policisë ne zonën Fier-Vlorë.

Ka pasur episode të përdorimit apo implikime të makinës së minsitrit nga trafikantë apo në trafiqe, të famshmes AA003 GB?

Do sqarojmë një detaj, se siç thotë zoti kryeministër, një budalla hedh një targë, flm zoti KM, targa ka qenë në përdorim të trafikantëve dhe është në përdorim të tyre akoma edhe sot, siç e ka pranuar edhe vetë zoti ministër. Në asnjë moment unë nuk kam thënë që me atë mjet është bërë trafik droge, kam thënë që ai mjet i ka hapur rrugë trafikantëve të drogës, për të shkuar dhe vepruar siç duan ata.

Personat që përdorin atë makinë janë aq të lidhur me ministrin sa kanë mundësi të përdorin makinën e tij, emrin e tij, autoritetin e tij, jo vetëm të qarkullojnë me makinën e tij, por edhe të bëjnë emërime në Policinë e Shtetit? Kë kanë emëruar?

Nëse jo direkt se ata nuk firmosin emërimin por me ndikimin e tyre kanë emëruar miqtë e tyre

Kemi parë një foto të komandantit të postës së Dhërmiut me kushërinjtë?

Ta lënë atë, të shohin fotografitë e shefit të këtij komandanti poste me kushërinjtë nëpër lokalet e Vlorës

Dalja në foto nuk është provë apo faj?

Eshtë lidhje krejt e thjeshtë, ca qytetarë të cilët pretendohet se janë kushërinj të 17-të, të ministrit, përse duhet të jenë në kafe e lokale me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Vlorë, çfarë lidhjeje kanë, të jap dhe një fakt tjetër, nëse ministri dyshon se unë jam nga Tropoja i them se nga Tropoja ka drejtorinë e Policisë së Kufirit Vlorë dhe e gjen për çdo ditë me kushëririn e tij

Qenia në një kafe nuk është vepër penale?

Por përbën implikim të drejtuesve të policisë jo sepse ata janë të akuzuar jo vetëm nga unë por janë trafikant. E di gjithë populli i Vlorës dhe mos harrojmë dhe të dhënat në sistem dhe ato që  i ka policia, nëse i ka më ato të dhëna policia..!!!

Kjo makinë AA003 GB ka dale 31 herë në pikat e kalim kufirit për në Greqi e përdorur nga kushërinjtë, apo pronarët e rinj të mjetit sipas pretendimit të ministrit?

Këto gjëra i kam kontrolluar i pari vetë, kam kontrolluar dhe verifikuar targën dhe dija të gjitha lëvizjet që bënin dhe mora vesh se përse e si lëviznin me atë makinë dhe përse e përdornin atë makinë, se pse ata disponojnë jo vetëm një mjet, mund të verifikohen në sistem, disponojnë sa të duash mjete luksoze, nuk kishte nevojë për A8-tën sepse kishte dhe Q-7 fuoristradë, këta zoërinj disponojnë autovetura luksi sa të duash, por u bë ky mjet, mjeti brilant, që ata gjendeshin kudo, që hapej çdo derë, por prezantoheshin kush ishin këta, kjo ishte ajo që unë them se zoti ministër e ka gabim me mua, kjo ishte ajo që unë them se zoti ministër para se të më akuzojë mua për lidhje më trafikantët, të shohë kujt ia ka dhënë makinën.

Ministri ka thënë e kam shitur?

Unë jam polic, verifikoj sistemin. Nuk shikoj çfarë ka në xhep minisiri apo kushëriri i 17-të. Unë verifikoj sistemin dhe sistemi më thotë , sistemi i targave, thotë se kjo makinë është pronë e Sajmir Bashkim Tahirit

Policia nuk mund ta ndalojë këtë makinë?

Po kush e ndalon, edhe kur kanë tentuar ta ndalojnë ta kam shpjeguar  ka ardhur urdhëri nga lart, I kanë degjeneruar oficerët e policisë brenda në drejtorinë e Fierit këta kushërinjtë në mes të natës.

Çfarë kishte makina?

Nuk kishte asgjë, ishin në formë siç janë ata.

Çfarë do të thotë në formë?

Në gjendje gjysëm të dehur, mos them të dehur fare.

Ishin vetëm?

Jo, vëllezërit të shoqëruar nga dy femra. Nuk e di nëse femrat ishin familjare të tyre apo njohje e lidhje tjetër, sepse nuk i kam parë dhe nuk i njoh. Por nga ajo që më kanë thënë policët e mi, që ishin të caktuar me shërbim atë natë, në segmentin rrugor, Gjirokastër- Fier, në zonën e Levanit, kanë ndaluar për kontroll, një makinë me xhama të zinj që ecte shpejt . Kur e kanë ndaluar kanë pretenduar me të madhe, kush jeni ju çfarë doni që na ndaloni, e dini kush jemi, e dini se çfarë ju bëjmë. Para këtij presioni, policët edhe duke mos i njohur se kush janë, edhe duke mos arritur të kontrollojnë dokumentat e makinës, sepse ata nuk jua kanë bërë prezent, e kanë shoqëruar mjetin me gjithë katër personat në drejtori. Nuk ka qëndruar në drejtori kjo autoveturë as 10 minuta. Ka ardhur telefonata e zotit Drejtor të lirohen dhe të nxirren përjashta. Dhe gjatë kohës së atij 10 minutëshi që kanë qëndruar në mjediset e drejtorisë dhe gjatë kohës së daljes, këta shtetas nuk kanë lënë gjë pa thënë e fjalor pa përdorur kundër djemve që i kanë shoqëruar në komisariat, deri në kërcënime që do tju zhdukim fare, jo vetëm nga puna.

Kanosje ndaj oficerëve të policisë?

Brenda në drejtori.

S’mund të ndaloheshin për kanosje për shkak të detyrës dhe në ushtrim të detyrës?

Unë po të them urdhëri i drejtorit me vrap të lirohen e të dalin përjashta e tu kërkohet edhe falje ti thua…ka urdhër atje, ka epror.

Dy prej këtyre agjentëve të policisë janë ndaluar?

Tre prej atyre që kanë qenë atë natë me shërbim dhe dy prej tyre nuk janë më në funksion organik në punë më tani.

Kanë konsumuar ndonjë vepër penale apo janë ndëshkuar?

Nuk jam në dijeni të çështjes së tyre, por jam në dijeni të akuzës ndaj tyre, pasi ata janë arrestuar me datën 1 maj, kur unë kam qenë present kur është bërë arresti, akuzoheshin nga një shtetas për mitmarrje, për 8 mijë lekë të reja mos gaboj. Nuk di nëse ka apo jo lidhje por në arrestimin e tyre kam qenë prezent dhe SHKB atë ditë ka ardhur për mua, po mbase u ngopën me arrestime dhe unë deri në ora 17 e 30 isha në zyrë dhe ata njerëz që ishin aty në oren 12 e 30 të natës kanë trokitur te dera e shtëpisë sime jashtë çdo rregulli dhe ligji.

Ju kam pyetur dhe herë tjetër por do të këmbëngul sërish, Fieri dhe Vlora për trafikun e drogave të rënda, heroinë dhe kokainë janë zona të nxehta, sipas informacineve tuaja?

I kam  parë unë! Janë, janë realisht. Këto janë të provuara jo vetëm nga policia shqiptare por edhe nga rezultatet matanë detit në Itali dhe matanë kufirit me Greqinë. Më gjej një arrestim të bujshëm të trafikut të drogës, që nuk ka lidhje me këto zona, qoftë me elementët kontingjent, qoftë me origjinën e mallit, të drogës

Heroinës dhe kokainës?

Mos të flasim më tepër, sepse ata janë problem më të koklavitura, siç të thashë ka shumë gjëra, shumë problem, që mediatikishtt nisur edhe nga profesionale, por edhe nga ana emotive sigurie, nuk më lejohet të jap më tepër detaje.

Po nëse do të kishit më tepër garanci në rrethana më të besueshme edhe sigurie edhe ligjore do ta bënit këtë rrëfim autoriteteve ligjore me informacionet rreth këtyre çështjeve?

Po të bindem për sigurinë po. Po të bindem për sigurinë po. Por fatkeqësisht dhe momentalisht në shtetin tonë nuk mund të bëhet një gjë e tillë (për tu hequr fjalia thithin kokainë drejtuesit..)

Gjykata e e Fierit ku po shqyrtohet çështja juaj ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që kolegu juaj Alesandro Giuliani të vijë dhe dëshmojë në një seancë gjyqësore, nga komunikimet që ju keni pasur me të, është shprehur ai se do ti përgjigjet pozitivisht një kërkese të tille zyrtare?

Po. Po patjetër, do të zbatohet procedura ligjore. Nëpërmjet avokatit i është kërkuar gjykatës që të prezantohet dhe të merret në pyetje për faktet në fjalë, të fakteve të pretenduara, sepse janë pretenduar disa fakte lidhur me të dhe nuk paraqitet asnjë provë. Unë kam komunikuar me Giulianin dhe kam marrë konfirmimin prej tij për këtë, por duhet zbatuar pikë për pikë procedura ligjore dhe ai të japë dëshminë e tij dhe të shprehë pretendimet e tij për këta që e kanë akuzuar me të padrejtë pasi është keqpërdorur emri i një funksionari Italian, dëshmia vlen sepse ai do të deklarojë të vërtetat që janë të shkruara e zezë mbi të bardhë.

Ju vazhdoni të mos keni besim te drejtësia shqiptare?

Po si të kem besim kur në një seancë avokati im kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për motive familjare kur nuk përbëja rrezikshmëri shoqërore dhe mua nuk mu hoq kjo masë arresti për të mundësuar punë për të ushqyer familjen, ndërkohë që prokuroria ishte dakort për të hequr masën e sigurisë, prokuroria është akuza, gjykata më thotë jo, çfarë besimi duhet të kem unë te kjo gjykatë apo kjo prokurori e cila në gjykatë është dakort të hiqet masa e arrestit pastaj më shpall në kërkim ndërkombëtar sepse paskam thyer këtë masë që ajo donte të hiqej..

Si e shikoni bashkëpunimin e prokurorisë me policinë në këtë çështje?

Nuk është mosbesim institucional,  por për njerëzit e korruptuar dhe trafikantë të cilët kanë zënë vende kyçe në institucione për momentin.

Cilat qenkan këto institucione mbushur me trafikantë?

Në polici njëherë, të shprehemi siç duhet, njerëz të lidhur me trafikun, që marrin përfitime, nga trafiku i drogës dhe nga trafikantët.

Si është bashkëpunimi prokurori-polici?

Unë do prezantoj dokumentet. Jam arrestuar per trafik droge. Bëhet një seancë me pesë gjyqtarë te Krimet e Rënda dhe gjyqtari pas insistimit të prokurorit për të mos e ndarë çështjen, e pyet prokurorin në seancë dhe i thotë..keni lidhje për të pandehurin për lidhje me trafikun e drogës,,,jo nuk ka përgjigjet prokurori..keni lidhje lidhur me implkimin ne krimin e organizuar me këtë bandë këtëu..?  jo nuk ka thotë prokurori..atëherë zotëri ky nuk është për Krimet e Rënda, unë nuk e gjykoj fare thotë në sallën e gjyqit, gjyqtarja, shpërdorim detyre që nuk shqyrtohet nga Krimet e Rënda siç insiston prokuroria.

Nuk keni besim te Prokuroria për Krime të Rënda?

Në mënyrë absolute jo. Të paktën për atë prokurori për krime të rënda që njoh unë deri në momentin e arrestimit.

 

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas