Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dritan Prifti: Ja e vërteta e videos së seksit

2015/11/12 at 5:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Prifti: Ja e vërteta e videos së seksit

TIRANË- Dritan Prifti ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin Çim Peka dhe emisionin e tij Fakt. Aty sqaron me detaje gjithë situatën dhe skenarin e videos. Ai thotë se jam i kënaqur që video doli sepse do të rikthehem në politike dhe Meta do të ma mbante gjithnjë si gur për shantazh.


Më poshtë pjesa e intervistës ku flet për videon intime

Çim Peka: Zoti Prifti ajo çfarë përflitej shumë të paktën nëpër qarqet mediatike se Ilir Meta mund të publikonte një video e cila mund të cenonte moralin tuaj, po flasim në aspektin moral jo korruptiv. Tashmë është faktik i kryer, mediat janë njohur me disa foto nga një video, të cilat i kanë konsideruar edhe si aferë seksuale. Gjithsesi pas publikimit të këtyre fotove, a ka gjë tjetër që Ilir Meta mund ta shantazhojë?

Dritan Prifti: Kjo ka qenë me thënë të drejtën mjeti i fundit të cilin ai mund të përdorte ndaj Dritan priftit. I ka përdorur të gjitha llojet e mjeteve, duke më vënë prokurorinë mbi shpinë, duke më vënë zyrën e tatimeve në shpinë, duke më vënë Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Drejtorinë e Pastrimit të parave, të gjithë institucionet e shtetit të cilat kanë pas mundësi që të më bënin keq mua ai i ka vënë në shërbim për të më bërë keq. Por akti i fundit i publikimit të këtyre fotove ishte realisht gjëja e fundit që ai dispononte ndaj Dritan Priftit dhe goditja e fundit që ai mund ti bënte Dritan Priftit. Këtë radhë në familje. Por siç edhe e kisha sqaruar edhe më parë, kjo ishte një histori e cila ju takonte 5 vjetëve më parë dhe Ilir Meta ishte kujdesur vetë, duke dërguar njeri në shtëpinë time duke ia dhënë këto foto dhe bashkëshortes time, pra para 5 vjetësh dhe unë periudhën e vështirë në familje e kam kaluara atëherë. Në këto 5 vjet është gjetur gjuha është përmirësuar marrëdhënia ai problem që ndodhi para 5 vjetësh në familje. Në fakt situata ime familjare është shumë e fortë dhe mbas publikimit të fotove të fundit ishte bashkëshortja ime që më tha se këto gjëra nuk më shqetësojnë se ata duan të dëmtojnë familjen. Ata nuk e dëmtuan dot familjen atëherë dhe nuk kanë për ta dëmtuar dot asnjëherë familjen me këto gjëra. Pra shyqyr që e bënë sepse unë brenda vetes kisha një merak, pra nëqoftëse se do të vazhdoja të merresha me politikë qëndronte një gjë që shqiptarët nuk e dinin për mua dhe kisha merakun që çfarë efekti do të kishte ajo në publik. Mbas publikimit të tyre dhe kjo le të themi armë e fundit u ezaurua, unë e pashë dhe reagimin e publikut, më shumë dënuan ata që hynë kaq thellë në jetën private të një personi se sa gabimet që unë realisht kisha bërë dhe nga një anë shyqyr që ndodhi sepse u ezaurua dhe kjo pjesë.

Çim Peka: Pra kjo ishte ajo që mund tu mbante peng, ose elementi i fundit që ju mund të heshtnit?

Dritan Prifti: Nuk më kanë mbajtur asnjëherë peng sa për dijeni. Ma kanë kujtuar këtë sa herë që unë kam pas ndonjë përplasje me ata dhe unë e kisha vendosur që nuk do të isha kurrë peng i kësaj gjëje. Mund të më kishin mbajt peng nëse kjo situatë nuk do të ishte marrë vesh, mbase për hir të fëmijëve mbase mund të më kishin mbajtur peng, por i gjithë publiku e ka parë që njuk më kanë mbajtur dot peng.

Çim Peka: Edhe një pyetje lidhur me këtë pasi ju e sqaruar të gjithë, por ka një aludim të madh se nga kush është bërë ai filmim ai përgjim. Është bërë nga njerëz të Ilir Metës apo është bërë nga ju?

Dritan Prifti: Ai është bërë nga njerëz të Ilir Metës dhe unë i di me emra dhe me mbiemra të gjithë ata njerëz që kanë marrë pjesë në këtë skenar. Personi kryesor që ka marrë pjesë në këtë skenar, sot është një nga drejtorët më të mëdhenjtë që ka në ndonjë nga drejtoritë më të mëdha kombëtare të LSI-së. Pra i di me emra dhe mbiemra të gjithë ata dhe nuk më ka shpëtuar asnjë pjesë e këtij skenari, por e përsëris edh njëherë kjo është një histori e të shkuarës që unë nuk do ti rikthehem më.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
E ÇUDITSHME/ Tre orë me orgazëm, shikoni si sillet i dashuri

E ÇUDITSHME/ Tre orë me orgazëm, shikoni si sillet i dashuri

Veliaj përplaset me LSI-në-Shikoni se sa kërkon ta ngrejë tarifën e parkimit

TABELA/ Ja sa kushton të parkosh në rrugët e kryeqytetit

Çiljeta : Ja pse këtë muaj do ta zvogëloj gjoksin

Çiljeta : Ja pse këtë muaj do ta zvogëloj gjoksin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com