Dritan Dajti është transportuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai po vuan dënimin në burgun e Peqinit por deri në kryeqytet është sjellë nën masa të rrepta sigurie, raporton News 24.
Ende nuk dihet se çfarë problemen shëndetësore ka shfaqur i dënuari, por kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ai dërgohet në spital.
Dajti u transportua në janar të këtij viti në QSUT pasi rezultoi me Covid-19, që i solli komplikacione shëndetësore.
Vitin e kaluar po ashtu ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në ish-Bllok.
Dritan Dajti, është dënuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë.