Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thirrje për të qëndruar “në kurs” në Ukrainë

2024/09/08 at 10:06 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thirrje për të qëndruar “në kurs” në Ukrainë

Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dhe britanik, CIA dhe MI6, thanë në një artikull të publikuar të shtunën se “qëndrimi në kurs” në mbështetjen e luftës së Ukrainës kundër Rusisë është më i rëndësishëm se kurrë, ndërsa u zotuan të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre për këtë dhe sfida të tjera.

Editoriali i publikuar në gazetën “Financial Times” nga drejtori i CIA-s, William Burns dhe Richard Moore, shef i agjencisë britanike të zbulimit MI6, shënon rastin e parë të një artikulli të përbashkët nga krerët e këtyre agjencive.

“Partneriteti qëndron në zemër të marrëdhënieve speciale mes vendeve tona”, shkruan ata, duke theksuar se dy vjet më parë agjencitë e tyre shënuan 75 vjet partneritet.

Agjencitë “qëndrojnë së bashku për t’i rezistuar agresionit të Rusisë dhe Putinit kundër Ukrainës”, shprehen ata në artikull.

“Qëndrimi në kurs [në Ukrainë] është më jetik se kurrë. Putini nuk do të ketë sukses në shuarjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”, shprehen më tej ata, duke shtuar se agjencitë e tyre do të vazhdojnë të ndihmojnë zbulimin ukrainas.

Forcat ruse kanë përparuar ngadalë në Ukrainën lindore, ndërsa trupat ukrainase kanë pushtuar një pjesë të madhe të rajonit rus të Kurskut. Kievi ka bërë thirrje për më shumë ndihma ushtarake ajrore amerikane dhe nga Perëndimi.

Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thanë se agjencitë e tyre do të vazhdojnë të punojnë për të penguar një “fushatë sabotazhi nga spiunazhi rus në të gjithë Evropën” si dhe shfrytëzimin e teknologjisë “për të përhapur dezinformata dhe krijuar përçarje”.

Rusia i ka mohuar akuzat për fushata sabotazhi dhe dezinformim në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Drejtuesit Burns dhe Moore vunë në dukje se ata kishin riorganizuar agjencitë e tyre për t’iu përshtatur forcimit të Kinës, për të cilën ata thanë se përbën sfidën gjeopolitike të shekullit të 21-të./VOA

Ju sugjerojmë

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet
Bota

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

17 Janar, 2026 3:06 pm
Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
Kryesore

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

17 Janar, 2026 3:05 pm
Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë
Bota

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë

17 Janar, 2026 3:03 pm
Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën
Bota

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

17 Janar, 2026 3:01 pm
Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

17 Janar, 2026 11:19 am
Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos
Bota

Ishte akuzuar për korrupsion, Trump fal ish-guvernatoren e Porto Rikos

17 Janar, 2026 10:16 am
Para
Ushtria ruse sulmon qytetin në lindje të Ukrainës, raportohet për 5 persona të vrarë dhe disa të plagosur

Ushtria ruse sulmon qytetin në lindje të Ukrainës, raportohet për 5 persona të vrarë dhe disa të plagosur

Malësi të Madhe/ Kultivoi kanabis në pronë publike, arrestohet 68-vjeçari

Malësi të Madhe/ Kultivoi kanabis në pronë publike, arrestohet 68-vjeçari

Ka humbur kontaktet prej 3 ditësh, nis operacioni për kërkimin e turistit lituanez në Valbonë

Ka humbur kontaktet prej 3 ditësh, nis operacioni për kërkimin e turistit lituanez në Valbonë

TE FUNDIT

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet
17 Janar, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei thotë se presidenti amerikan, Donald Trump është përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
17 Janar, 2026

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll...

Lexo më shumë

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë
17 Janar, 2026

Organizatorët e Davosit presin që delegacioni amerikan i udhëhequr nga Trump të jetë me i madhi ndonjëherë. Elitat e biznesit...

Lexo më shumë

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën
17 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. "Mund të vendos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com