-Jetë dhe Stil

Drejtuesit e makinave të shtrenjta, janë shoferët më të këqinj


               Publikuar në : 18:31 - 29/02/20 |
Opi Nion

Duket se shkenca eshte e bindur në këtë përfundim: drejtuesit e makinave të kushtueshme janë shoferët më të këqinj.

Një studim i ri ka treguar se drejtuesit e makinave të shtrenjta janë më pak të prirur për t’i lejuar këmbësorët të kalojnë në kryqëzime. Kjo tolerancë ulet me 3% për çdo 1 mijë dollarë më shumë të kostos së makinës së tyre. Studiuesit e Universitetit të Nevadës në Las Vegas mendojnë se pronarët e makinave të kushtueshme kanë një ndjenjë superioriteti ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës dhe janë më pak të prirur për të toleruar kalimtarët. Por a janë njerëzit e pasur me më pak etikë? Në fakt studiuesit dolën në përfundimin, se treguesi më i mirë për të kuptuar nëse një makinë do ta tolerojë rrugën, është kostoja e saj.

Nga ana tjetër, studiuesit thanë se në mënyrë koshiente njerëzit favorizojnë më shumë makinat e kushtueshme. “Kam vënë re se ata që nuk i ndalojnë semaforit të kuq, që nuk u japin përparësi këmbësorëve, ecin keq dhe shpejt, kanë kryesisht makina të shtrenjta të markave gjermane”, tha në një njoftim për mediat, Jan-Erik Lönnqvist nga Universiteti i Helsinkit.

Ai u përpoq të kuptonte edhe karkterin e drejtuesve të mjeteve, në vrasi të markave që zgjedhin të blejnë. “Meshkujt që kanë në qendër veten, që janë argumentues, kokëfortë, të vendosur, jo të ndjeshmë, mbajnë makina të një statusi të lartë si Audi, BMW ose Mercedes”, thuhej në njoftimin për shtyp. / Opinion.al

Pas