Lëvizje të shumta janë parë sot në mjediset e jashtme të Ministrisë së Brendshme.
Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme, pak pas daljes së lajmit për largimin e Fatmir Xhafajt.
Po ashtujanë parë të hyjnë në ministri dhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, si dhe drejtuesja e SHÇBA-së Anila Trimi, si dhe zëvendësministrja Romina Kuko.