Tërmeti i 26 Nëntorit la pas dëme të shumta në godiat e zonave të goditura, mes tyre edhe shumë shkolla, një ndër të cilat është edhe 9 vjeçarja “Hillari Klinton” në Kamëz.
Por materialet e shkollës së shkatërruar nga tërmeti, drejtori i saj nuk ka vendosur t’i “çojë dëm” por t’i shesë për përfitime personale.
Skandali u raportua në emisionin “Fiks Fare”. Drejtori Hysen Koldashi duket në pamjet e publikuara se si negocion mbi çmimin e materialeve. 7000 lekë të vjetra për një pllakë mermeri, tulla me 200 mijë lekë, tjegulla me 300 lekë copa dhe “oferta” e fundit, 1 milion lekë të vjertra “dhe merr ça të duash”.
Te rrënojat e shkollës qëndron një njeri i besuar i drejtorit, i cili drejton të gjitha “punimet”.
Sipas autoriteteve të pyetura nga emisioni Bashkia Kamëz nuk ka bërë asnjë procedurë prokurimi për materialet e kësaj shkolle. Drejtori Hysen Koldashi ka vepruar me “kokën” e tij, ku të gjitha materialet i ka shitur më të zezë. /Opinion.al