Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Urbanistikës Tepelenë:Kjo video është skandal,do të falja nëse…

2021/04/16 at 9:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Drejtori i Urbanistikës Tepelenë:Kjo video është skandal,do të falja nëse…

Emisioni “Stop” ka udhëtuar sot drejt qytetit të Tepelenës për një problem të Agron Milorit. ky qytetar ka kërkuar që të marrë një leje në Bashkinë e Tepelenës për të ndërtuar shkallë për t’u futur në shtëpinë e tij.


Milori tregon se ai shtëpinë e ka me certifikatë pronësie, por bashkia nuk i jep leje dhe ai detyrohet që të futet në shtëpinë e tij me shkallë druri. Sipas tij bashkia nxjerr pretendime nga më të ndryshmet, për të mos e lejuar të sistemojë pjesën hyrëse në banesë.

Qytetari tregon se i ka të gjithë dokumentet në rregull dhe thotë se u ka dërguar disa herë kërkesa në shumë forma, por sërish nuk ia aprovojnë lejen.

Lidhur me këtë rast “Stop” iu drejtua zyrës së Kadastrës Tepelenë, që konfirmoi se pjesa që Milori do të shfrytëzojë, është në pronësi të tij dhe për komshiun ka një rrugë kalimi tokë-shtet që mund të përdoret si e tillë. Po ashtu është verifikuar se dy kufitarët nuk kanë mbivendosje për pronën.

Gazetarja: Kjo i bie, që është si pjesë trualli?

Kadastra Tepelenë: Po!

Gazetarja: Kjo i bie objekti.

Kadastra Tepelenë: Po objekti, ky është objekti te vija e kuqe këtu. Poshtë është objekti.

Gazetarja: Objekti, ky është pjesa e truallit?

Kadastra Tepelenë: Kjo është truall funksional, pjesa truall funksional, që ka marrë.

Gazetarja: E kuptoj! Ndërsa kjo pjesa këtu është?

Kadastra Tepelenë: Është pjesa e atij qytetarit tjetër.

Gazetarja: Kjo këtu, mund të më tregoni, është rrugë? Ndërkohë kjo për kadastrën, kjo pjesa këtu në fakt, është në pronësinë e Agron Milorit.

Kadastra Tepelenë: Është si rezultat i truallit të blerë nga Aluizni.

Gazetarja: Në qoftë se flasim për atë zotërinë tjetër, për këtë pronën këtu, pasuria e asaj i bie 15/162.

Kadastra Tepelenë: Po,15/162 janë kufitarë. Domethënë mbivendosje nuk kanë.

Por edhe pse Kadastra sqaron se qytetari Agron Milori nuk ka mbivendosje të pronës Bashkia Tepelenë në Nëntor 2020 ka refuzuar pajisjen me leje për shkallët e zotit Milori. “Stop” u takua me Loren Bami, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, i cili ve në dyshim vërtetësinë e certifikatave të pronësisë dhe nxjerr një shkresë nga bashkia, që e paraqet si një dokument, që bën me përgjegjësi Agron Milorin.

Gazetarja: Do të ndërtojë shkallët. Pse nuk lejohet?

Drejtori i Urbanistikës Tepelenë: Po ai zotëria, sot duhet të bëjë aplikim në sistem, siç e ka  ligji!

Gazetarja: E ka bërë sipas ligjit.

Drejtori i Urbanistikës Tepelenë: Unë flas vetëm për pjesën e Agronit, se aplikuesi në një farë mënyre dhe unë mund të bie viktimë. Shkoj marr një aplikues, që unë nuk e njoh edhe mund të jetë debitor dhe jam i detyruar t’ia  paguaj Bashkisë, se unë e gjeta atë, s’më tha mua bashkia mere, merr këtë aplikues. Më kupton? Zyrtarisht të plotësojë këto, këto  pikat, që diskutova, që nuk citove edhe këtë për pagesën 500 mijë Lekë të reja. Zhvilluesi është investitori, ose pronari në këtë rast si janë bashkë, si zhvillues, si pronar, si investitor në këtë rast janë bashkë, njësoj në këtë rast.

Gazetarja: Ju keni prishur ato shkallët ekzistuese, në mënyrë, që të bëni një palë shkallë të tjera?

Denoncuesi: Po, për atë për ballkon.

Gazetarja: Në këtë fazë, KU jeni fotografuar këtu, keni patur, keni marrë leje, qoftë me shkrim, me çfarë keni patur ndonjë lloj komunikimi me bashkinë, që e keni bërë një veprim të tillë?

Denoncuesi: Erdhi policia bashkiake, më thotë vetë qytetar ke certifikatë pronësie? Po, ia dhashë, më thotë do na falësh, vazhdo punimet, vetëm beton nuk do hedhësh!

Gazetarja: Jo!

Denoncuesi: Do ta mbjell me bar i thashë unë, vazhdo punimet!

Gazetarja: Po!

Denoncuesi: E pa ky, se iu ankua shoku. Nejse i thotë shoku i dollarëve, se do të mbulojë të tijat, erdhi me vrap më tha mua do ta mat e do ta bëj. Bëj një kërkesë, do ta marrësh certifikatën! Faktet, ai me  këtë çështje, nuk ka porosi, a e ndihmuan këta masivisht, e morën pronën.

Bashkëshortja e denoncuesit: Më 20 Janar të ’21-shit e kanë.

Denoncuesi: Le moj, se i lexojnë vetë këta dhe nuk kam bërë asnjë punim dhe shkallët janë atje. S’kam lëviz asgjë, i kam lëshuar orën, asnjë vazo me lule është bllokimi. Edhe bllokimin, këta janë aq të zgjuar, nuk ma lenë me shkrim, njoftojnë kryeministrin “Agroni është pijanec”.

Historia e Agron Milorit nuk mbaron me kaq. “Stop” ka shkuar dhe zyrat e Urbanistikës së Bashkisë Tepelenë, ky përfaqësuesi i saj thotë se shkallët mund të ndërtohen vetëm druri pa beton.

Qytetari: Të lutem, më jep autorizim, t’i dal për zot pronës, të thur pronën time, ta thur me vazo me lule pronën time!

Gazetarja: Te pjesa e pronës tuaj, mund të vendosni vazo me lule dhe gjithçka tjetër, mjafton të mos bëni asnjë lloj betonimi.

Denoncuesi: Pooooo!

Gazetarja: Madje edhe shkallët druri artistike mund t’i vendosni!

Urbanistika Tepelenë: Po, absolutisht, tani je duke folur tamam. Me strukturë të çmontueshme 6 muaj.

Denoncuesi: 6 muaj do t’i lë, hajde e prishi ti! Ty të mbytën pallatet.

Urbanistika Tepelenë: Pa ndërtuar! Jo me betone!

Denoncuesi: Pa ndërtuar, o vëlla, si i do ti. Unë dua vazot me lule!

Urbanistika Tepelenë: Vazot, ke dy forma. O në kufi vazot dhe të biesh dakord me atë, që ti ke kufirin tënd dhe unë timin! Ose do të spostohesh të paktën 1 metër nga kufiri, që ke ti! Aty mund t’i vendosësh pa e pyetur!

Denoncuesi: Unë jam spostuar 4 metër.

Urbanistika Tepelenë: Dhe ai thotë pse ma bëre, do ta bëj unë.

Gazetarja: Kush je? Çfarë është Bashkia Tepelenë, që vë në diskutim një titull pronësie? Mbi ç’bazë ligjore e vë në diskutim një titull pronësie? Ju, si drejtor urbanistike, si e vini në diskutim një titull pronësie?

Urbanistika Tepelenë: Ja si e vë. Duke patur dy palë dokumente, që janë kundërshtim me njëra-tjetrën.

Gazetarja: Si ka mundësi, që nuk kanë mbivendosje në Kadastër dhe krijohet mbivendosje në Drejtorinë e Urbanistikës së Bashkisë?

Urbanistika Tepelenë: Nga momenti, që unë kam 2 certifikata me të njëjtën pronë, edhe këtij edhe këtij, si do ta marr këtë gjë? Që në momentin, që unë konstatoj ndërtim pa leje, që unë vetë jam pjesë e degës teknike, jam i detyruar, t’ia çoj institucioneve përkatëse.

Gazetarja: Kujt ia ke çuar? Të lutem mund të më vësh në dispozicion dokumentet, kujt ia ke çuar? Kjo është e punuar nga inxhinier Lorenc Bami.

(Drejtori i Urbanistikës i jep dokumentin gazetares) Nga Bashkia Tepelenë, është kthim përgjigje për Agron Milorin, për dijeni IMT, Policia Bashkiake, Kadastra. Kjo është një kthim përgjigje, që ia bëre Agron Milorit dhe i ke kthyer përgjigje këtyre, kot! Kjo është një shkresë, që e ke bërë ti. Çfarë do të tregosh?

Urbanistika Tepelenë: Do të lutesha shumë dhe do ta bëj si nder, që të mos ia japësh fare Saimirit këtë video!

Gazetarja: Pa merak fare! Do ia jap të gjitha dhe të kënaqet dhe të qeshi, të qeshi dhe të kënaqet me ato, që ke thënë ti!

Urbanistika Tepelenë: Do të jetë skandal!

Gazetarja: Kjo është një shkresë, që përgatitur ti në Korrik të 2020.

Urbanistika Tepelenë: Do të falja edhe nëse e zhduk fare këtë video!

Gazetarja: Ore zotëri, ça po flet?

Urbanistika Tepelenë: Edhe po ta heqësh këtë filmim, është skandal institucional më beso.

Gazetarja: Nuk e heq! Ke shumë të drejtë! Është skandal institucional Është skandal institucional, mjerë Bashkia e Tepelenës për drejtorin e urbanistikës, që ka. Ke shumë të drejtë, të jap shumë të drejtë, skandal institucional!

Urbanistika Tepelenë: Për arsyen?

Gazetarja: Për këto paçavure, që bëni.

Urbanistika Tepelenë: E gjykoni ju paçavure?

Gazetarja: Ke bërë një shkresë me kokën e Bashkisë Tepelenë dhe i ke kthyer një përgjigje Agron Milorit dhe Brahim Caushit, 2 komshinjve, që janë në konflikt, për të hyrë në banesë. Ke vënë në dijeni 3 institucione, thua ti je institucioni më i lartë, që ekziston në Republikën e Shqipërisë? Edhe ke guximin ma tregon dhe mua, ke guximin ma tregon dhe mua?!

Urbanistika Tepelenë: Je në rregull tani?

Gazetarja: Ke guximin ma tregon dhe mua?!

Në fund Saimir Kodra i ka bërë thirrje Bashkisë Tepelenë që të aprovojnë lejen e qytetarin Agron Milori për të ndërtuar shkallët dhe të futet në shtëpi si gjithë të tjerët./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
Para
VIDEO/Nis vaksinimi masiv në sheshin ‘Skënderbej”, i moshuari:S’kemi frikë

Sa vaksinime janë kryer në 24 orët e fundit në Shqipëri

Navalny nga burgu: Më kërcënuan se do të më ushqejnë me forcë

Navalny nga burgu: Më kërcënuan se do të më ushqejnë me forcë

3 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën

3 milionë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën
















TE FUNDIT

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
10 Maj, 2025

Më 5 Dhjetor të 1920, qeveria e asaj kohe shpalli ligjin për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar sot e...

Lexo më shumë

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
10 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka nisur një hetim ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, Gjin Gjoni. Drejtoria Vendore...

Lexo më shumë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com