Fluturimet me vendet e BE nga aeroporti i Riansit mund të nisin në qershor. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori Ekzekutiv i TIA Costandin Von Alvensleben në një intervistë për Abc Neës.
Ai ka theksuar se po bëhen përpjekje të shumta nga të gjithë kompanitë e fluturimeve që fluturimet të nisin në qershor.
“Mezi pres që të hapet Aeroporti i Rinasit dhe po bëhen shumë përpjekje që kjo të realizohet ka një përpjekje në fushën e turizmit, për të organizuar turistët që vijnë nga vendet e tjera dhe shpresojmë që fluturimet e rregullta të nisin sidomos në BE. Në qershor shpresoj se mund të kemi një rifillim, nuk mund të konfirmoj asnjë datë por ka një përpjekje nga të gjithë fluturimet. Nuk varet vetëm nga qeveria shqiptare por edhe nga vendet që do të nisin”, është shprehur Drejtori i TIA-s.
Ndër të tjera ai ka theksuar se po punohet dhe bashkëpunohet me të gjithë partnerët për të vendosur në lidhje me rregullat që do të ndiqen nga kompanitë e fluturimit për sigurinë e pasagjerëve. /Opinion.al