TIRNAË- Ish-administratori i CEZ (sot OSHEE) Arben Seferi, ai që mori drejtimin e kompanisë me ardhjen në pushtet të socialistëve është sot nën hetim. Seferi dhe vartësit e tij, dy ish drejtues të lartë, Julian Zanaj dhe Enera Zafiri
akuzohen për shpërdorim detyre. Padia është bërë në fund të muajit shtator nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas KLSH, ata i shkaktuan 32 milionë euro dëme buxhetit të shtetit. Ndër shkeljet e konstatuara renditen mbifaturim për konsumatorët, abuzim me procedurat e blerjes se materialeve te pajisjeve elektrike, pabarazi në tendera, etj. Prokuroria bëri të ditur ka nisur hetimi mbi faktet e përcjella në dosjen e KLSH-së.