Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Policisë Tiranë: Të arrestuar për grabitjen në Kamëz Vladimir Kurti dhe Rushdi Hoda

2018/04/27 at 12:41 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Policisë Tiranë: Të arrestuar për grabitjen në Kamëz Vladimir Kurti dhe Rushdi Hoda

Drejtori i Policisë së Tiranës tha sot se u zbardh në kohe rekord ngjarja e rëndë, vjedhje me pasoje vrasjen në Kamez. Autoret e dyshuar jane Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode te dy banues ne Kamez. Po keshtu eshte gjetur arma e krimit dhe mjeti me te cilen u larguan nga vendi i ngjarjes.

Deklarata e plotë e drejtorit të policise Tirane,  Drejtues Kastriot Skënderaj
Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Ju sugjerojmë

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit
Aktualitet

Himarë/ 83 plazhe publike, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

2 Gusht, 2025 12:21 pm
Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Aktualitet

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

2 Gusht, 2025 11:56 am
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Ambasada e SHBA ndan njoftimin për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…

2 Gusht, 2025 11:42 am
Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën
Aktualitet

Rruga e Dukagjinit, Rama: Lidh Shkodrën me Gjakovën

2 Gusht, 2025 11:25 am
Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në Shqipëri
Aktualitet

Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në Shqipëri

2 Gusht, 2025 11:22 am
Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët
Aktualitet

Drafti i Kodit të Ri penal/ 3 vite burg nëse braktisë ose keqtrajton kafshët

2 Gusht, 2025 10:34 am
Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit
Aktualitet

Daily Mail/ Burrat në Angli, në Has mbeten vetëm gratë! Efekti negativ i emigrimit

2 Gusht, 2025 10:26 am
Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit
Kronikë

Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, pranga 35-vjeçarit

2 Gusht, 2025 9:42 am
Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025
Aktualitet

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025

2 Gusht, 2025 9:20 am
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
Aktualitet

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021

2 Gusht, 2025 9:16 am
Para
Zyrtare, familja mbretërore zbulon emrin e princit të vogël dhe nuk është ai që mendonin

Zyrtare, familja mbretërore zbulon emrin e princit të vogël dhe nuk është ai që mendonin

Dalin pamjet e grabitjes së dyqanit në Kamëz: Mbi Agim Bucin qëlloi Vladimir Kurti

Dalin pamjet e grabitjes së dyqanit në Kamëz: Mbi Agim Bucin qëlloi Vladimir Kurti

Zbardhet dëshmia në polici/ Grabitësit: U nisëm të merrnim c’të gjenim. Çiftin Buci e njihnim se jemi komshinj

Zbardhet dëshmia në polici/ Grabitësit: U nisëm të merrnim c’të gjenim. Çiftin Buci e njihnim se jemi komshinj

TE FUNDIT

Gaza/ Nga fillimi i luftës, janë vrarë mesatarisht 28 fëmijë çdo ditë

Mbi 15,900 viktima në Gaza, mbi 40 mijë të plagosur
2 Gusht, 2025

Sulmet e ushtrisë izraelite vijuan edhe këtë të shtunë në Gaza duke lënë të paktën 21 palestinezë të vdekur. 12...

Lexo më shumë

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
2 Gusht, 2025

Një ndryshim i madh në mënyrën se si përdoruesit kërkojnë informacion në internet po sjell pasoja të dukshme për trafikun...

Lexo më shumë

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë
2 Gusht, 2025

Në provincën Guizhou të Kinës, ku malet mbulojnë 92% të sipërfaqes, një projekt spektakolar infrastrukture po transformon përgjithmonë peizazhin. Autostrada...

Lexo më shumë

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport
2 Gusht, 2025

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com