Aktualitet

Drejtori i Policisë: Operacionet qëllimisht në heshtje, do të vijojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 23/10/18 |
b.f

 

Drejtori i Pergjithshem Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dalë sot përpara mediave për të njoftuar suksesin e operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”, ndërsa bëri me detaje se shume grupe të tjera do të goditen dhe do të ketë rezultate domethënëse.

Pjesë nga fjala e Drejtorit të Policisë

Qysh prej nëntorit 2017 kur nisi Operacioni Forca e Ligjit, janë goditur një numër i konsiderueshëm grupesh dhe anëtarët sot janë pas hekurave.

Operacioni” Vol Vo 4” goditi 4 grupe në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim. Për shumë grupe të tjera do të ketë shpejt rezultate domethënëse.

Sot jam përpballë jush për t’ju informuar detajet e një tjetër operacioni me shumë rëndësi. Që nga Mesi i muajit shtator me zbatim të porososi t Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm , policia ndërmori një operacion nga drejtoritë vendore të qarqeve , ku u identifikuan individët problematikë.

Operacioni “Ndëshkimi i të fortëve” ndëshkon individët që guxojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit dhe ligjiut.

Nga data 20 shtator, sipas një plani veprimi të detajuar janë angazhuar plotësisht për realizimin e operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”, qëllimisht në heshtje publike.

Sot jemi këtu, për të bërë me dije rezultatet më të rëndësishme, konkrete.

Më konkretisht, në kuadrin e këtij operacioni janë kryer kontrolle të personave me precedentë kriminalë.

Janë arrestuar mbi 300 persona nga kontrollet pro aktive

160 persona me precedentë janë ndaluar dhe arrestuar

70 persona janë ndaluar per armëmbajtje

Janë kapur apo arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Janë sekuestruar:

43 armë zjarri

460 kg kanabis

4 mina dhe 400 gramë tritol

36 granata dhe 2200 fisheke

17 mije e  300 euro

Policia kërkon ndjesë nëse kontrollet në ambjente publike krijojnë shqetësim, por e konsideron të rëmndësishëm ndëshkimin  personave që sfidojnë autoritetin e shtetit.

Operacioni nuk do do të ndalet këtu, por do të vijojë ditë pas dite.

Pas