Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i policisë merr paratë e vëllait tek avokati dhe nuk ia jep

2023/01/30 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Drejtori i policisë merr paratë e vëllait tek avokati dhe nuk ia jep

Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kompaninë AlbPetrol dhe në 2014-ën është pushuar nga puna padrejtësisht. Për këtë arsye ka hapur proces gjyqësor, i përfaqësuar nga avokati Ilir Hasa.


“Sipas dokumenteve i ka thënë që do lidhim një aktmarrëveshje dhe do t’i ndajmë paratë gjysmë për gjysmë, 50 me 50”.

Në 2017-ën, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier vendos, që Bilbil Cjapi të dëmshpërblehet me shumën 113 milionë Lekë të vjetra.

“Vendosi që dëmshpërblimi t’u kthehet Bilbil Cjapit dhe familjes së tij. Shuma ishte 113 milionë Lekë të vjetra. Kaluan 3 vjet dhe ky rastësisht mësoi se ishin tërhequr lekët…”

Sipas bashkëshortes së Bilbilit, avokati nuk ka depozituar gjysmën e parave, ashtu edhe siç ishte firmosur akt-marrëveshja.

“Avokati nuk na kishte vënë në dijeni që këto lekë ishin tërhequr. Më tej ndodhi që ishin hedhur 50 milionë Lekë dhe kërkoi më pas ato që më takojnë akoma. Vajtëm kërkuam prapë, ai më tha nuk kam”, u shpreh ajo.

Në 2021-shin, kanë patur djalin sëmurë dhe vëllai i Bilbilit ka shkuar tek avokati për t’i marrë paratë, duke i marrë 5 milionë Lekë në emër të të vëllait. Për këtë gjë, vetë çifti i bashkëshortëve nuk ka pasur dijeni.

“Vjen i vëllai i burrit, diskuton me avokatin i thotë që vëllait i duhen Lekët se ka shtruar çunin. Nuk e dinim, ai i kërkoi vetëm me qëllimin që është shtruar nipi. Pastaj tha që shiko se ka ardhur vëllai jot, Gramozi, edhe më ka kërkuar lekë. Sa ka marrë thamë ne. Ka marrë 5 milionë lekë. Ne e marrim këtë telefonin dhe i themi çfarë ke diskutuar me avokatin dhe sa lekë ke marrë. Jo unë nuk kam marrë asnjë gjë”, tha ajo.

Këto para, vëllai nuk i ka kthyer më.

“Denoncim ka bërë. Vitin që kaloi ka vajtur edhe në prokurori dhe ka thënë që nuk ka prova. Ne kërkojmë ndihmën tuaj që të shikojmë se ku qëndron problemi i tërheqjes së lekëve”, tha bashkëshortja.

Gramoz Cjapi, vëllai i Bilbilit, është drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe në një audio regjistrim dëgjohet pohimi i avokatit, që tregon, sesi Gramozi, ia mori paratë.

Denoncuesi: Pse ia dhe Gramozit lekët?

Gruaja: Po ai ta tha, që i bëri presion. Ca do tani?

Avokati: Ku e dija unë, ça ishte Gramozi. Unë hera e parë, që e shikoja. Ai erdhi me të dy çunat. Bilbili i ka mbyllur atje tha dhe nuk ka më lekë tani, është pa lekë fare. Mundohu të bëjmë diçka, që ta ndihmojmë, tha!

Gruaja: Ne vërtet nuk kishim lekë, por jo ashtu…

Avokati: Mirë, i thashë unë, do përpiqem ta ndihmoj. Edhe…

Gruaja: Po kur e dije, të flisje me këtë ti!

Avokati: Po s’më linte mua ai. Do t’ia çoj unë thoshte. Mos e merr në telefon! Mos e tako atë! Aty kur thoshte, mos e tako atë, aty e kuptova, që po luan me dy porta. Më thoshte, mos e tako Bilbilin. S’ke punë me Bilbilin!

Pas kësaj me avokatin ballafaqohet gazetarja e “Stop”.

Gazetarja: Kam ardhur për një problematikë të zotit Bilbil Cjapi.

Avokati: Po!

Gazetarja: Çfarë dëmshpërblimi ka përfituar zoti Bilbil?

Avokati: Po në bazë të një vendimi gjyqësor, që ka dhënë gjykata. Shuma totale…

Gazetarja: 11 milionë lekë të reja, 113 milionë lekë të vjetra.

Avokati: Po, po.

Gazetarja: Sa i keni depozituar ju zotit Bilbil?

Avokati: 65 (milionë), 5 milionë ia ka marrë vëllai, 70 milionë. I kërkoi vëllai dhe i mori.

Gazetarja: Po ai thotë, që vëllai nuk i pranon, që i ka marrë.

Avokati: Ai ka fol vetë me vëllain dhe i ka pranuar.

Por këtë e mohon Gramozi.

Gramoz Cjapi: Përshëndetje! Urdhëro!

Gazetarja: Ju keni marrë 5 milionë Lekë tek avokati Ilir Hasa.

Gramoz Cjapi: Jo! Një minutë, se s’kam marrë. Po një minutë, se të marr unë.

Gazetarja: I keni marrë ju lekët e vëllait tek avokati?

Gramoz Cjapi: Tani atje i ka marrë tjetërkush. Të shpjegoj unë tani, hajd!

Gramozi asnjëherë nuk e pranoi se kishte marrë paratë e vëllait të tij. Por këtë e pranon kur flet vetë me avokatin pasi ky e merr në telefon.

Avokati: Gramoz, çkemi si kalove?

Gramoz Cjapi: Po, Ilir! Mirë! Te puna jam, Ilir. Në një takim.

Avokati: Ore po më bezdis ai Bilbili që vjen nga zyra, kërkon ato lekët nuk m’i ka thënë Gramozi akoma thotë. Si do bësh me ato se më çmendi dhe mua?

Gramoz Cjapi: Ca lekësh ka ai, për të dhënë? Ja të mbaroj takimin dhe të marr unë.

Avokati: 5 milionët i kërkon ai.

Gramoz Cjapi: Të marr unë tashi, hajde!  Të marr unë, dy minuta!

Avokati: Po më vjen bilbili më kërkon lekët.

Gramoz Cjapi: Të marr unë, të sqaroj, dy minuta!  Ja, ta marr unë Bilbilin, ta sqaroj!

Avokati i ka dorëzuar dorazi paratë tek zoti Gramoz dhe këtu është gabimi i parë.

Gazetarja: Ju si avokat, si e keni për detyrë t’i depozitoni lekët ndaj klientit për dëmshpërblim?  Se juve kompania jua depozitoi në bankë, apo jo? Nuk i morët në dorë.

Avokati: Me faturë!

Gazetarja: Ku e keni faturën, që ia keni dhënë vëllait 5 milionë lekë?

Avokati: Vëllai m’i kërkoi për vëllain e tij.

Gazetarja: Ti më vëllain e ke pasur marrëveshjen?

Avokati: Më tha me gojë, pra.

Gazetarja: Ju keni pasur bisedë, se do i merrte vëllai i vet?

Avokati: Po me mirëbesim, se ishte vëllai i tij…

Gazetarja: Kush mban përgjegjësi, që zoti Bilbil ende nuk i ka marrë ato 5 milionë lekë, që paska për të marrë? E mban ti përgjegjësinë?

Avokati: Çfarë përgjegjësie të mbaj? Vëllai i pranon vetë, që i ka marrë.

Gazetarja: Vëllai nuk ia ka dhënë. Ishte detyra juaj, që t’ia jepnit, apo jo?

Avokati: Po, dakord! Detyra ime ishte, po ia dhashë me mirëbesim, se i kërkoi, se ishte sëmurë djali.

Gazetarja: Kur i ke tërhequr Lekët?

Avokati: Në fillim të vitit! Në fund të 2017-ës dhe fillim të 2018-ës.

Gazetarja: Dhe kur ia ke dhënë zotërisë lekët?

Avokati: Shuma e tërhequr do qëndronte si garanci ligjore, derisa vendimi të merrte formë të prerë. Vendimi s’kishte marrë akoma formë të prerë. Dhe unë isha i detyruar t’i mbaja ato Lekë derisa të… Jo t’i mbaja, por të qëndronin të ngrira, derisa vendimi të merrte formë të prerë.

Gazetarja: Po s’ka marrë akoma, se është në Gjykatë të lartë.

Gazetarja: Po pse ia ke dhënë ti, pra?

Avokati: Po ç’ti bëja?! Erdhi me ulërima. Ç’ti bëja unë? Ia dhashë.

Gazetarja: Pra, kanë kaluar lekët në llogarinë tuaj po themi. 113 milionë Lekë. Në momentin, që ty Bilbili të paska ardhur dhe të ka kërkuar lekët, lekët, lekët, lekët dhe ti i ke kaluar 50 milionë Lekë, ose ja po themi 65 milionë lekë, po e marrim të mirëqenë. Pse nuk ia ke kaluar plotësisht, por këto 5 milionë lekët ia paske dhënë vëllait?

Avokati: Aa…, thua për shumën 5 milionë Lekë? Po m’i kërkoi vëllai.

Gazetarja: Po pse nuk ia kishe kaluar që në fillim?

Avokati: Po i kishte kaluar. Bilbili i kishte në bankë ato lekë. Thjesht i duheshin Lekë shpejt domethënë, se s’kishte mundësi t’i tërhiqte nga banka. Ishte natë, darkë, domethënë edhe nga kjo…

Gazetarja: Tani po talleni me mua?

Avokati: Nuk po tallem, po thjesht erdhi vëllai i kërkoi, do bëj operacion djalin, tha. Kjo nuk është tallje. Unë thjesht po të sqaroj./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
A do të rrisë çmimet globale të karburantit ndalimi i Evropës për naftën ruse?

A do të rrisë çmimet globale të karburantit ndalimi i Evropës për naftën ruse?

Sulm me thikë në Bruksel

Sulm me thikë në Bruksel

Brazil, autobusi me futbollistë bie nga ura

Brazil, autobusi me futbollistë bie nga ura
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}