Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre persona të tjerë.
Sipas tij, 62 vjeçari ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur. Elezi theksoi se autorët e ngjarjes kanë qenë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq.
“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes kanë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti. Po kontrollohet territori nga të gjitha forcat, RENEA, të ndërhyrjes së shpejtë po kontrollojnë territorin dhe të gjitha drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.”, theksoi Elezi.