Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Doganave flet për listën e mallërave me rëndësi parësore

2020/04/17 at 10:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Doganave flet për listën e mallërave me rëndësi parësore

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi ka njoftuar se Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët.


Ai shkruan se një rëndësi të veçantë gjatë kësaj kohe ka funksionimi pa ndërprerje i pikave doganore kufitare që në Shqipëri janë në Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Transporti i mallërave deri tani nuk ka patur asnjë pengesë thotë Bardhi duke shtuar se ka dhe një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19.

“Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj. Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve/korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje/dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi”, shkruan Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.

Statusi i plotë i Gjon Bardhit

Nisur nga interesi i madh i medias dhe publikut mbi funksionimin e Strukturave Doganore gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota, ju bëj me dije se
në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid 19, Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Më lejoni të theksoj, se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjithashtu ju bëj me dije, se në bazë të VKM nr. 269, “Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”, palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Sekretariati i CEFTA-s në bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare ka përpiluar gjithashtu, një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19, nga popullata dhe autoritetet shëndetësore. Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj.

Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve/korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje/dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi.

Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre.

Funksionimi i pikave doganore do të jetë 24 orë në 7 ditë në funksion të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu dua të përcjell një falenderim dhe mirënjohje për punën e secilës strukturë doganore dhe për çdo punonjës të doganës që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Ekonomia e Kinës shënon rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë

Ekonomia e Kinës shënon rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë

“Model i paracaktuar”, profesori izralelit: Virusi zgjat kudo 70 ditë

"Model i paracaktuar", profesori izralelit: Virusi zgjat kudo 70 ditë

Festoi ditëlindjen, 66-vjeçari i infektuar dorëzon listën e pjesëmarrësve

COVID-19/ 21 raste të reja në Shqipëri, shkon 539 numri i të prekurve
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}