Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

2021/08/10 at 9:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. Vizita e tij të martën vjen mes tensionesh që po rriten me shpejtësi në rajon dhe një sulmi me dron mbi një cisternë nafte të menaxhuar nga Izraeli që ndodhet në Gjirin e Omanit, për të cilin qeveritë perëndimore fajësojnë Teheranin.


Javën e kaluar, pati gjithashtu një përshkallëzim të konfliktit ndërkufitar mes Hezbollahut, grupit radikal libanez të mbështetur nga Irani, dhe Izraelit. Hezbollahu lëshoi disa raketa që ranë pranë pozicioneve ushtarake izraelite, çka nxiti sulme hakmarrëse nga ana e Izraelit mbi Libanin jugor.

Të dyja palët u treguan të kujdesshme për të shmangur viktimat, por të shtunën, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah paralajmëroi se mund të urdhërojë një përshkallëzim të sulmeve.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmit me dron të muajit të kaluar ndaj cisternës së naftës HV Mercer Street, gjatë të cilit u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik dhe një rumun. Por zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se ky zhvillim i përshtatet një modeli të sjelljes luftarake në rritje nga ana e Iranit, veçanërisht gjatë gjashtë muajve të fundit.

Gjatë vizitës së tij tre-ditore, zoti Burns pritet të takohet me Kryeministrin Naftali Bennett, homologun e tij izraelit, David Barnea, i cili kryeson Agjencinë izraelite të Zbulimit Mossad si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes. Temat kryesore do të jenë programi bërthamor i Iranit, veprimet rajonale të Teheranit dhe drejtimi i mundshëm i politikës së jashtme të Presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisi, një ish-gjykatës islamik i vijës së ashpër, ndaj të cilit SHBA ka vendosur sanksione lidhur me dyshimet për përfshirje në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në fund të viteve 1980 në Iran.

“Ardhja e një presidenti të vijës së ashpër në Iran ka nxitur parashikime të zymta në lidhje me drejtimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të Iranit“, vuri në dukje Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një grup kërkimor me bazë në Bruksel, në një raport të lëshuar më 5 gusht.

“Ekzistojnë arsye për shqetësim. E kaluara e Raisit, retorika e tij gjatë dhe pas fushatës elektorale si dhe kontrolli i konsoliduar i ekstremistëve mbi instrumentet e pushtetit në Iran mund të sinjalizojnë një qasje më ideologjike dhe më pak pragmatiste, veçanërisht ndaj Perëndimit“, shtohet në raport.

Të hënën, gjatë një bisede telefonike zoti Raisi i shprehu Presidentit Francez Emmanuel Macron vendosmërinë e Teheranit për të “ruajtur” siç tha kapacitetet e vendit për “parandalimin” e sulmeve në Gjirin Persik.

Takimi me zotin Barnea kreun e Mossad-it, do të jetë i pari i zotit Burns si drejtor i CIA -s. Ai vjen mes një ngërçi në përpjekjet e SHBA-së për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015. Presidenti Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja dhe që nga ajo kohë Irani është akuzuar për shkelje të saj dhe për përpjekje për të prodhuar një bombë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, sanksionet ndaj Iranit u hoqën në këmbim të angazhimit të Teheranit për të respektuar kufizimet e rrepta lidhur me programin e tij bërthamor. Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur se do ta bëjë sërish SHBA pjesë të marrëveshjes nëse Irani do të zbatojë kushtet e saj.

Megjithatë, negociatat kanë ngecur. Javën e kaluar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Uashington se “SHBA i bën thirrje Iranit t’u kthehet negociatave së shpejti në mënyrë që të mund të të përfundojmë punën tonë”. Ai tha se koha po kalonte, duke shtuar, se “mundësia për të arritur një kthim reciprok në përputhje me marrëveshjen nuk do të zgjasë përgjithmonë”.

Në një raport të Bloomberg-ut, që citon zyrtarë amerikanë, thuhej se administrata po shqyrton mundësinë për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme sipas së cilës do të lehtësoheshin disa sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të pranimit nga ana e tij që të ngrirje programin bërthamor. Zyrtarët izraelitë u kanë thënë mediave lokale se ata presin që zoti Burns t’u japë detaje mbi këtë qasje të re.

Izraeli, së bashku me disa vende arabe të Gjirit Persik kundërshtare të Iranit, kanë qenë prej kohësh kundër marrëveshjes së vitit 2015 me Teheranin dhe janë kundër ringjalljes së saj.

Javën e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Irani ka mjaft materiale bërthamore për të prodhuar një bombë brenda pak javësh.

Zyrtarët izraelitë thonë se veprimet e fundit të Iranit në Gjirin Persik me sulme të përshkallëzuara ndaj cisternave të naftës, anijeve të mallrave dhe anijeve të tjera duhet ta bëjnë administratën Biden të mendojë dy herë përpara së të kërkojë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore./ VOA

Etiketa: ciaizrael


Ju sugjerojmë

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Publikohet videoja, zjarret në Europë janë të qëllimshme?

Publikohet videoja, zjarret në Europë janë të qëllimshme?

Video/ Të shtëna me armë zjarri në stadium, vriten tre persona

Video/ Të shtëna me armë zjarri në stadium, vriten tre persona

Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë

Facebook mbyll llogari dezinformuese të lidhura me Rusinë
















TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com